Fjalë Kyçe

‘Dardanët’ si gjithmonë do të jenë pranë djelmoshave tanë

‘Dardanët’ si gjithmonë do të jenë pranë djelmoshave tanë

“Dardanët” do të jenë sonte në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës ndaj Bullgarisë, shkruan Gazeta Alo.

Njoftimi nga Dardanët.

Sonte në Sofje, Kosova ndeshet me Bullgarinë për kualifikim në Europianin 2020.

‘Dardanët’ si gjithmonë do të jenë pranë djelmoshave tanë. Sonte në stadiumin ‘Vasil Levsky’ do të jehojnë thirrjet e mbështetjes dhe këngët e ‘Dardanëve’, të mbledhur aty si nga Kosova, por edhe nga pjesë tjera të Europës.

Në kujtim të legjendës Fadil Vokrri. Me mendje te Arbër Zeneli, dhe gjithë Luanët Dardanë tjerë të lënduar.
Me zemër, për Kosovën.

#DreamOnDardanians #unebiriytkosove #unebijajotekosove #kosova #dardanët #BULKOS