Fjalë Kyçe

Darwin Nunez kërkon falje për ‘qëndrimin e shëmtuar’ që çoi në incident me goditje me kokë ndaj kundërshtarit

Darwin Nunez kërkon falje për ‘qëndrimin e shëmtuar’ që çoi në incident me goditje me kokë ndaj kundërshtarit

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez ka kërkuar falje për përjashtimin e tij gjatë barazimit 1-1 të së hënës me Crystal Palace në Anfield në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Nënshkrimi i verës nga Benfica mori një kartonë të kuq pasi goditi me kokë mbrojtësin e Palace, Joachim Andersen, në pjesën e dytë.

Kartoni i kuq i Nunez do të thotë se ai tani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit për shkak të pezullimit, duke përfshirë një takim vendimtar me rivalët e Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Liverpoolit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dërguar një mesazh për tifozët për kartonin e tij të kuq.

“Jam i vetëdijshëm për qëndrimin e shëmtuar që kam pasur. Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”, ka shkruar Nunez në Twitter.

Reprezentuesi i Uruguait gjithashtu u kërkoi falje mbështetësve të Liverpoolit.

Nunez do të humbasë ndeshjen e radhës të Liverpoolit në udhëtim te Unitedi, si dhe përballjet tjera në Ligën Premier kundër Bournemouth dhe Neëcastle United