Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur oficeren Meridiana Lecin e cila është emëruar si zyrtare ndërlidhëse e Kosovës në DASH.
Përmes një cicërime në Twitter, DASH-i ka njoftuar se kjo marrëveshje do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet ShBA-së, Kosovës dhe partnerëve të politikës së jashtme.
“Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Leci si zyrtarja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me Departamentin e Shtetit. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhet në postimin e DASH-it në Twitter.
Today @StateDept_NEA welcomed @MFAKosovo’s Merdiana Leci as Kosovo’s first diplomatic liaison officer with @StateDept. This historic arrangement will further strengthen understanding & cooperation between the United States, Kosovo, & partners on shared foreign policy priorities. pic.twitter.com/lTuDgz0cHJ
— U.S. State Dept – Near Eastern Affairs (@StateDept_NEA) February 16, 2022