Kevin De Bruyne ka zbuluar se Manchester City stërviti vetëm 10 minuta para fitores së tyre në derbin ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq pësuan një humbje poshtëruese fundjavën e kaluar, me Cityn që dominoi në fitoren 2-0 në Old Trafford.
Një autogol i Eric Bailly dhe një gol tjetër i Bernardo Silva vulosën të tre pikët për kampionët e Ligës Premier dhe De Bruyne tani ka pohuar se menaxheri i Cityt, Pep Guardiola fillimisht nuk e kishte idenë se si të përgatitej për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.
“Një ditë para ndeshjes ne zakonisht stërvitemi taktikisht, bazuar në mënyrën se si luan kundërshtari”, ka thënë fillimisht De Bruyne për MidMid.
“Por para Unitedit, Pep tha: “Ne nuk e dimë se si do të luajnë ata. Do të shohim”. Dhe ne e ndërpremë stërvitjen pas 10 minutash apo diçka më shumë”.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1458855764731248647/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1458855764731248647%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fde-bruyne-zbulon-se-man-city-ishte-stervitur-vetem-10-minuta-para-fitores-ndaj-man-utd%2F