Portieri spanjoll, David de Gea është duke synuar një kontratë të re te skuadra e United.
De Gea është portieri i parë te Manchester United tash e sa vite. Ai dëshiron që aventurën e tij ta vazhdojë edhe më gjatë në ‘Old Trafford’.
Siç shkruan ‘Goal’, De Gea ka thënë së fundmi se dëshira e tij është një kontratë e re.
“Sigurisht, do të doja të isha këtu për disa vite të tjera, kështu që do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë De Gea, transmeton lajmi.net.
“Jam vërtet shumë, shumë i lumtur këtu te Man United”, shtoi spanjolli.
David de Gea ka kontratë valide me Man United deri në vitin 2024.