Fjalë Kyçe

De Ligt: “Barcelona? Jam i lumtur në Juve, si peshku në ujë”

De Ligt: “Barcelona? Jam i lumtur në Juve, si peshku në ujë”

Matthijs de Ligt thotë se është i lumtur në Juventus.

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Gerard Piquen dhe mediat në Spanjë raportojnë se De Ligt i Juventusit është i duhuri, për të cilin tentuan edhe verën e kaluar.

Sido që të jetë, De Ligt tha se tani për tani nuk ka diçka të re, nuk është kontaktuar nga asnjë klub, derisa konfirmoi edhe njëherë se është i lumtur në Torino.

“E ardhmja? Tani jam i lumtur në Juventus. Si peshku në ujë”, u përgjigj De Ligt.

“A do të largohem? Ka shumë klube që kanë probleme me para, por duhet ta pyesni klubin”.

“A mund të jetë Barcelona hapi ideal? Nuk e di. Nuk ka kuptim tani. Nuk është e rëndësishme për mua. Askush nuk është shfaqur akoma”.