Fjalë Kyçe

De Rossi surprizohet, një letër i dorëzohet në aeroportin e Buenos Aires

De Rossi surprizohet, një letër i dorëzohet në aeroportin e Buenos Aires

Daniele de Rossi është pritur si mbret në mbërritjen e tij që në orën 06:50 të mëngjesit në aeroportin e Buenos Airesit në Argjentinë… i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sarah Felberbaum, ish-kapiteni i Romës është surprizuar pasi i është dorëzuar një letër e vogël e grisur që mbante një mesazh…

Mesazhi kishte të bënte me rezultatin e ndeshjes së luajtur nga Boca Juniors në Kupën Libertadores në transfertën braziliane përballë Atletico Paranaenses dhe fituar 1-0 nga argjentinasit. Në letër shkruhej rezultati i ndeshjes dhe më poshtë mesazhi “Na përshëndesni Danielen!”…

Po sot pritet që De Rossi të kryejë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë, ndërsa do të dalë më pas në stërvitje bashkë me grupin, pasi të jetë prezantuar.