Projektligji për pagat në sektorin publik duket se vështir të kënaq të gjithë kategoritë e të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit. Analistët mendojnë se as ligji i ri nuk do të ketë efekt për krijimin e një administrate më efikase.
Bekim Salihu, analist në Insitutin GAP, shprehet se debate duhet të zhvendoset nga koeficientet te kriteret.
‘Në Kosovë asnjëherë nuk është bërë ndonjë vlerësim për “kthimin e vleres së paras” çka nënkupton parat e investuara edhe ato nëpërmjet pagave a kanë gjeneruar me cilesi të shërbimeve dhe arritjes së objektivave. Kjo tek ne është e domosdoshme në komuna, qeveri, agjenci e kompani. Gradualisht debati duhet të zhvendoset nga koeficientet të kriteret, këto të fundit duhet të prodhojnë administrat e shërbime cilesore e njerez të merituar e të profesionalizuar’, ka shkuar Salihu në llogarinë e tij në Facebook.