Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka reaguar sërish pasi iu bë publike aktakuza e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Dedaj ka shkruar se atakuza është porositur nga presidentja Vjosa Osmani në emër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ai ka shtuar se pretendimet që ai e ka kanosur presidenten përmes kanunit janë shpifje, kërcënim dhe trillium.
E ka përmendur presidentin turk Erdogan dhe dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
“Shpifja për gjoja kanosjen e sajë përmes kanunit nga ana ime, është një kërcënim dhe trillim monstruoz dhe genjeshtër e ultë, si dhe kurth i saj që lidhet edhe me mikun e ngushtë të sajë Erdogan, por e aktualizuar edhe me dëshminë time në Gjykaten Speciale në Hagë, për të nxitur drejtpërdrejt kërcënime fizike ndaj meje, si dhe hakmarrje politike për qëndrimet e mija kritike ndaj pushtetit aktual dhe Vjosa Osmanit, e kacavjerrur herë në LDK e tash në VV, dhe në vend që të luaj rolin e figurës unifikuese, si obligim kushtetues, ajo është bërë një përqarëse e cila nxitë urrejtje dhe tërmet ndërmjet pozitës dhe opozitës, partive politike dhe më gjërë”, ka shkruar Dedaj.
Sipas politikanit, Osmani po i numëron muajt e fundit si presidente.
“”Stolisja” ime me aktakuzë të rrejshme, bëhët edhe nga friga e saj e kandidimit tim për deputet të Kuvendit të Kosovës, duke e ditur se mu nga ai moment kjo politikane e modelit koreano verior, duhët t’i filloj takimet lamtumirëse në presidencë”, ka shtuar ish-ambasadori.