Fjalë Kyçe

Dejan Saviçeviç “sulmon” portierin e Kosovës

Dejan Saviçeviç “sulmon” portierin e Kosovës

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen në Podgoricë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2020.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për Grupit A teksa do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi Mali i Zi është dënuar nga UEFA për thirrjet raciste në ndeshjen kundër Anglisë.

Para kësaj përballje presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviç nuk ka nguruar të flasë për portierin e Kosovës, Muriçi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Malit të Zi si dhe për sulmuesin me origjinë shqiptare, Fatos Beqiraj që aktivizohet te përfaqësuesja malazeze.

“Muriçi kushtëzoi Federatën tonë për të luajtur në kombëtaren A, edhe pse nuk kishte asnjë minutë të vetëm me klubin e tij. Ne i thamë se do të jetë në kombëtaren A, kur ta ruajë portën e klubit. Ne nuk mund ta ftonim atë për shkak të lojtarëve të tjerë, të cilët nga të rinjtë e kërkojnë A-n”, deklaroi Saviçeviç për “TVCG”.

Ndërkohë i pyetur për sulmuesin nga Peja, presidenti u shpreh: “Fatosi do të ketë motiv, ai gjithmonë luan me vullnet dhe dëshirë për Mali e Zi. Kur të fillojë loja, asgjë nuk do të ketë rëndësi për të”.