Fjalë Kyçe

Dekkarata e Mirel Joses pas triumfit ndaj Lirisë

Dekkarata e Mirel Joses pas triumfit ndaj Lirisë

Prishtina ka shënuar fitoren më të lartë të sezoni duke mposhtur Lirinë me rezultatin 4:0, shkruan GazetaAlo.

Pas këtij triumfi trajneri Mirel Josa ka deklaruar.

Sot kishim më ekuilibër si skuadër. Arritëm që në sulmin e parë të shënojmë gol, kjo besoj na liroi më tepër për vazhdimësinë e ndeshjes. Unë them që nuk duhet të qëndrojmë të ndeshja e sotme, por te gabimet që kemi bërë në ndeshjet e tjera dhe që sot pati njëfarë rikuperimi, sidomos në qarkullimin e topit dhe në mbështetjen që i dhamë lojtarit që e kishte topin. Përndryshe të gjitha fitoret janë njësoj dhe i vlerësoj, qoftë edhe 1:0, por ne duhet të shohim çfarë të bëjmë më përpara duke mos parë kundërshtarët tonë, por vetëm ndeshjen e radhës . Ka një javë kohë për të luajtur me Llapin, kështu që njëherë duhet të qetësohemi, ka deklaruar Mirel Josa. /GazetaAlo