Fjalë Kyçe

Deklarata befasuese e Gareth Bale për Zidane

Deklarata befasuese e Gareth Bale për Zidane

Gareth Bale ka treguar se raportet e tij me trajnerin Zinedine Zidane nuk kanë qenë më të mirat, sa ishin pjesë e Real Madrid.

Uellsiani gjatë një interviste për ‘Four Four Two’, ka thënë se raportet e tij me Zidanen ishin vetëm profesionale, dhe jo miqësore.

Ai pranon se nga finalja e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Cardif, nuk ka folur me ish trajnerin e tij te Real Madrid.

“Ai nuk ka folur me mua që nga finalja, në fakt, unë nuk kam biseduar me atë”, ka deklaruar Bale, përcjell ‘lajmi.net’.

“Marrëdhënia jonë ishte e mirë, unë nuk mund të them se kemi qenë miqtë më të mirë. Ishte një marrëdhënie e mënyrës rigoroze profesionale”