Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se dy javë pas lehtësimit të masave ka pasur rritje të numrit të rasteve.
Ai ka thënë se manuali është përpiluar për të parandaluar dhe luftuar COVID-19. Ramadani ka paralajmëruar se edhe këtë javë do të ketë rritje të numrit të rasteve.
“Siç e dini në këto dy javë të lehtësimit të masave qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve në pjesën më të madhe të tyre dhe për këtë kemi pasur rritje të numrit të rasteve javën e kaluar dhe sipas prognozës së IKSHPK-së do të kemi rritje të numrit të rasteve këtë javë”, tha Ramadani.
Ramadani paralajmëroj mundësinë e kthimit në pikën zero në rast se nuk zbatohet ky manual nga qytetarët dhe institucionet.