Fjalë Kyçe

Deklarata e Bylbyl Sokolit pas fitores ndaj Trepçës ’89

Deklarata e Bylbyl Sokolit pas fitores ndaj Trepçës ’89

Kanë përfunduar tre përballjet e sotme të javës së 31 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo

Fitore të madhe ka realizaur Ferizaj që në udhëtim mundi Trepçën ’89 me shifrat 2:1.

Pas këtij triumfi ka folur trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin e madh në fushë. Ne e merituam fitoren edhe pse rezultati mund të ishte më i thellë. Jam i lumtur për fitoren por nuk kemi siguruar asgjë, na nevojiten edhe tre pikë që të jemi të qetë. Gara ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli pas ndeshjes. /GazetaAlo