Fjalë Kyçe

Deklarata e Lushtakut pas fitores ndaj Trepçës ’89

Deklarata e Lushtakut pas fitores ndaj Trepçës ’89

Drenica më lehtë se që është pritur ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0.

Kjo është deklarata e trajnerit Tahir Lushtaku.

“Fitorja e sotme mendoj se ka pasur rëndësi të dyfishtë duke pasur parasysh që tri ndeshje si vendas kemi barazuar e pastaj edhe pikët që na u deshën. Gjithsesi, edhe pse kemi fituar me rezultat 2:0, në bazë të lojës dhe rasteve kemi mundur të shënojmë ende”, deklaroi Lushtaku për SuperSort.

Trajneri i ekipit kuqezi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Jam i kënaqur me lojën, angazhimin dhe disiplinën e futbollistëve që sot kanë treguar karakter”, përfundoi Lushtaku.