Fjalë Kyçe

Deklarata e Mirel Josës para derbit ndaj Feronikelit

Deklarata e Mirel Josës para derbit ndaj Feronikelit

Java e 21-të e IPKO Superligës sjell takimin derbi ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, shkruan GazetaAlo.

Kjo përballje do të luhet ditën e merkurë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:00.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

“Normale, ndeshja do të ishte përcaktuese si do që të ishte ndeshja. Ne duhet të jemi të qetë, të qetë për faktin që pavarësisht na mungojnë tre lojtarë me kartonë në ndeshje me Llapin dhe po i kthehem sërish asaj ndeshje, do të duhej të ishim shumë më të qetë, të paktën përveç dëmtimit në pikë mos të dëmtoheshim edhe me lojtarët që do të na mungojnë. Megjithatë kam besim te skuadra. Besoj se shumë përcaktuese është ndeshja, por edhe nuk do të thotë që është përcaktuese dhe do të shkojnë të gjitha gjërat, sepse me fjalë nuk bëhet asnjë gjë, por çdo gjë duhet të bëhet me vullnet dhe me aftësi se çfarë do të bëjmë në fushën e lojës. Unë nuk jam i shqetësuar fare, për faktin sepse jam i bindur që skuadra do të shprehet mirë në lojë, pastaj rezultati është një gjë tjetër”, ka thënë kryetrajneri, Josa. /GazetaAlo