Fjalë Kyçe

Deklarata e Ramadanit pas fitores ndaj Gjilanit

Deklarata e Ramadanit pas fitores ndaj Gjilanit

Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me përformancën e futbollistëve të tij në duelin e fituar në shtëpi ndaj Gjilanit (3-0).

Tekniku i Feronikelit e vlerësoi lartë moralin e futbollistëve të tij, derisa foli edhe në garën për titullin kampion.

“Ndeshja me KEK-un na dëshmoi se nuk ka kundërshtarë të lehtë në Superligë, ndaj edhe përballjen me Gjilanin e morëm me seriozitetin më të madh dhe fituam me plotë meritë. Duhet të kuptojmë se futbollsitët nuk e kishin freskinë e duhur, pasi që tre ditë më parë zhvilluam derbin me Prishtinën, por falë seriozitetit ata arritën të mbyllnin me mjaft sukses ndeshjen dhe të mbajnë në pesë pikë diferencën ndaj ndjekësve të parë. Pesë pikë nuk janë shumë, ato mund të shkrihen, njësoj sikurse i kemi shkrirë edhe ne gjatë dimrit. Tani na duhet karakter të mbajmë diferencën dhe të shpallemi kampion”, deklaroi Ramadani.

Fitorja ndaj Gjilanit i ndihmon Feronikelit të mbajë diferencën prej pesë pikëve në klasifikim ndaj Prishtinës, rrespektivisht Llapit.