Fjalë Kyçe

Deklaratë bombastike nga Ismet Munishi për DailyRecord

Deklaratë bombastike nga Ismet Munishi për DailyRecord

Skuadra e legjendes Steven Gerrard do të përballet me FC Prishtinën, klub që do të kërkojë të bëjë befasi të këndshme..

Të përgjedhurit e Gerrard, duhet të kenë kujdes, sipas legjendës së futbollit kosovar Ismet Munishi i cili ka dhënē një deklarat për të njohuren Daily Record.

“Prishtina është skuadër e madhe dhe unë besoj se ata kanë janë bërë edhe më kualitativ gjatë kësaj vere. Ata kanë bërë disa transferimeve vërtet mbresëlënëse. Ajo çfarë kanë bërë ata është transferimi i lojtarëve më të mirë në ligë nga Drita, Llapi dhe Drenica” – ka thënë fillimisht ai.

“Natyrisht se ata do ta kalojnë me lehtësi St. Josephin, kjo nuk ka asnjë dyshim. Pastaj ata do të duhet të mendojnë për Rangers dhe unë mendoj se ata mund të kualifikohen nga kjo. Prishtina është e mbushur me besim dhe unë besoj se një fitore kundër skocezëve do të ishte një rezultat madhështor për futbollin në këtë vend” – ka thënë Munishi.