Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka folur pas fitores së skuadres së tij në takimin e sotëm ndaj KEK-ut.
“Sot nuk ishte Llapi që unë dëshiroj ta shoh, por i kam ruajtur disa futbollistë. Shumë zëra kam dëgjuar nga mëngjesi deri para ndeshjes se Llapi do të shkojë t’i marrë pikët me lehtësi, megjithatë ne i demantuam pasi si KEK-u ashtu edhe Llapi u angazhuan maksimalisht”, theksoi Batatina për SuperSport.
Gjithsesi, ai ka premtuar një Llap ndryshe nga duelet e radhës.
“Nga ndeshja e ardhshme do ta shohim një Llap krejtësisht ndryshe pasi na kthehen disa lojtarë që sot i pushuam për shkak të kartonëve dhe ndaj Gjilanit do të jemi komplet”, shtoi Batatina.
Ai pati edhe disa ankesa në ndarjen e drejtësisë, teksa ka bërë thirrje që gjyqtarët të jenë të kujdesshëm.