Fjalë Kyçe

Deklarohet Halil Kastrati pas operimit

Deklarohet Halil Kastrati pas operimit

Humanisti, Halil Kastrati ka folur për herë të parë publikisht pas operimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare Kastrati tha se ndihet mirë me filluar ta marrë veten.

Tutje ai shpreh se shumë shpejt do t’i kthehet punës me Jetimat e Ballkanit.

“Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time. O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.”, ka shkurar Kastrati.

Postimi i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.  Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.

O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.