Fjalë Kyçe

Deklarohet Policia për plagosjen te Liqeni i Badovcit

Deklarohet Policia për plagosjen te Liqeni i Badovcit

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Mramor të Prishtinës.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur sot të Liqeni i Badovcit, në fshatin Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke thënë se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Policia tutje shton se hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.