Deklarohet “Tigri”, ja sa bileta i kanë siguruar “Plisat” për finalen me Feronikelin
May 17, 2019
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet ndeshja vendimtare e Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, e cila do të përcaktojë kampionin e Kosovës për edicionin e sivjetmë.
Kryetari i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati, i tha portalit zeri.info se ata i kanë siguruar 200 bileta për sfidën e së dielës. “Për këtë ndeshje ne i kemi siguruar 200 bileta për të qenë në mbështetje të klubit tonë”, tha Kastrati, i cili njihet me nofkën “Tigri”.
Të përkujtojmë me këtë rast se Feronikeli e kryeson tabelën me 77 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 75 pikë.
Ndeshja Feronikeli – Prishtina, e vlefshme për javën e 33-të (të fundit) të Superligës së Kosovës në futboll, zhvillohet të dielën dhe fillon prej orës 16.00.