Fjalë Kyçe

Dekretohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike, ja kur do të fillojë zbatimi nga Trusti

Dekretohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike, ja kur do të fillojë zbatimi nga Trusti

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar dje në zyrën e Presidencës. Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Shefja e Zyrës së u.d Presidetes, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia.

Tash pas dekretimit, pritet që shumë shpejtë Ligjit të publikohet në Gazetën Zyrtare, që do t’i hapte rrugë për fillimin e procedurave për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti.

Gjatë kësaj jave, në Kuvendin e Kosovës, u votua Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kosova më në fund u bë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në seancën e ditës së premte, 72 deputetë votuan pro në leximin e dytë të këtij ligji.

Përpos, votave të partive në pushtet, pro votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.