Fjalë Kyçe

Del në ankand mesazhi i parë në botë që do të shitet si NFT

Del në ankand mesazhi i parë në botë që do të shitet si NFT

Një kopje dixhitale e mesazhit të parë me tekst në botë do të dalë në ankand në Paris kur pritet të shitet më shumë se 225 mijë dollarë. Tani pothuajse 30 vjet më vonë, SMS-ja ikonë që hapi rrugën për të ardhmen është rikrijuar si një shenjë e pandryshueshme (NFT).

Më 3 dhjetor 1992, programuesi britanik Neil Papworth dërgoi shërbimin e parë të mesazheve të shkurtra (SMS) nga një kompjuter. Ai kishte punuar si zhvillues dhe inxhinier për të krijuar një shërbim të mesazheve të shkurtra për Vodafone duke shkruar “Gëzuar Krishtlindjet” në një kompjuter nga baza e tyre në Newbury, Berkshire.

A digital replica of the world's first ever text message is set to go under the hammer in Paris, where it is expected to fetch more than £150,000

Kolegu i tij, Richard Jarvis e mori me sukses mesazhin në celularin e tij Orbitel 901 dhe kështu lindi rruga drejt mesazheve moderne, përcjell abcnews.al. Duke folur në vitin 2017, Papworth tha: “Në vitin 1992, nuk e kisha idenë se sa popullor do të bëhej mesazhi dhe se kjo do të krijonte emoji dhe aplikacione mesazhesh të përdorura nga miliona.”