Fjalë Kyçe

Deliu-Kodra kërkon përkrahjen e mazhorancës për formimin e Komisionit Hetimor: Bllokada dëshmon se diçka po fshihet

Deliu-Kodra kërkon përkrahjen e mazhorancës për formimin e Komisionit Hetimor: Bllokada dëshmon se diçka po fshihet

Në seancën e nesërme në rend dite është kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor parlamentar për krizën energjetike gjatë vitit 2021 dhe punësimet në KEK.

Në lidhje me këtë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar mbështetjen edhe të mazhorancës, për formimin e këtij Komisioni. Ajo në një konferencë për medie, ajo ka thënë se bllokada që po e bën pozita, e dëshmon se diçka po fshihet në këtë proces.

“Nesër në rend ditë do të jetë komisioni hetimor dhe është iniciativë e PDK-së. Në kohën kur çmimi i energjisë është rritur në të njëjtën kohë Qeveria ka subvencionuar 155 milionë euro në kohë krize. Ne nuk kemi informatë se ku kanë shkuar mjetet e subvencionuara dhe si janë shpenzuar. Ne kërkojmë që komisioni hetimor të marrë përkrahjen e mazhorancës. Kjo bllokadë sa e dëshmon se diçka po fshihet në këtë proces”, ka thënë Deliu-Kodra./eo/