Fjalë Kyçe

Deliu-Kodra: PDK nuk hyn në Qeverinë Hoti, mocioni i VV-së nuk ishte serioz

Deliu-Kodra: PDK nuk hyn në Qeverinë Hoti, mocioni i VV-së nuk ishte serioz

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije edhe një herë se nuk do t’i bashkohet Qeverisë së Avdullah Hotit.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se gjatë kësaj faze të vështirë, janë vazhdimisht në terren.

“Nuk do t’i bashkohemi koalicionit qeverisës. Ne jemi gjatë gjithë kohës në terren dhe kryetari Veseli, strukturat e rinisë dhe partisë në të gjitha nivelet janë në terren me qytetarët e Kosovës dhe po angazhohemi që të forcojmë sepse kjo fazë e rëndë e pandemisë ka kërkuar një vëmendje më të shtuar te qytetarët dhe kemi çdo ditë kërkesa të tyre për t’u takuar dhe ne duhet të jemi në terren pranë tyre për t’i përfaqësuar ata në Kuvend”, ka deklaruar Deliu-Kodra për EO.

Mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, Deliu-Kodra e ka quajtuar jo serioz, duke shtuar se sapo të sigurohen 40 nënshkrime, PDK-ja do të veprojë brenda Kuvendit dhe sipas saj, në rast se mocioni dështon, kësaj Qeverie do t’i shtohen edhe tre muaj jetë.

“Me ligjet në fuqi nëse mocioni dështon ne do t’ia shtojmë edhe 3 muaj kësaj qeverie. Prandaj kur një mocion nuk është i plotë dhe nuk ka vota për tu votuar në parlament është një ide e cila nuk duket që do të prodhojë diçka”, ka potencuar ajo.