Fjalë Kyçe

Dembele kërkesa të çmendura për Barcelonën – klubi e njofton se nuk do të luajë më

Dembele kërkesa të çmendura për Barcelonën – klubi e njofton se nuk do të luajë më

Ousmane Dembele nuk do të vazhdojë aventurën e tij te Barcelona.

Reprezentuesi i Francës ka bërë disa kërkesa të çmendura për skuadrën e Barcelonës, për të rinovuar kontratën.

Lojtari ka kërkuar 200 milionë euro për pesë vite, 20 milionë për agjentët dhe 20 milionë bonuse, transmeton lajmi.net.

Kjo ka nervozuar skuadrën e Barcelonës, të cilët i kanë bërë të ditur se nuk do të vazhdojnë negociatat për rinovim.

Barca po ashtu ka njoftuar Dembelen se ai nuk do të luajë më asnjë ndeshje tjetër me skuadrën.

Mbetet të shihet se cilat skuadra do të interesohen për kartonin e francezit.