Fjalë Kyçe

Dembele mbetet në Barcelonë

Dembele mbetet në Barcelonë

Siç duket, Ousmane Dembele do të mbetet në Barcelonë, të paktën deri në qershor, në fund të edicionit 2021/22.

Kjo konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Disa klube ishin në bisedime për transferimin e tij, megjithatë asnjë marrëveshje nuk është arritur.


Sulmuesit francez i skadon kontrata në verë dhe Barcelona pritet ta humbasë falas futbollistin për të cilin pagoi mbi 125 milionë euro, transmeton express.

Shumicën e kohës, ai e kaloi në infermieri, duke pësuar lëndime të njëpasnjëshme, duke mos arritur të tregonte asnjëherë potencialin që posedonte.