Fjalë Kyçe

Dëmtimet e rënda në tru, të mundshme edhe në rastet e simptomave të buta të koronavirusit

Dëmtimet e rënda në tru, të mundshme edhe në rastet e simptomave të buta të koronavirusit

Ekzistojnë shenja të shumta se koronavirusi i ri SARS-CoV-2 sulmon jo vetëm mushkëritë dhe traktin e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera në shkallë masive. Sëmundja mund të ndikojë rëndë në zemër, enët e gjakut, nerva, mushkëri dhe lëkurë.

Neurologë britanikë tani kanë publikuar të dhënat shokuese në revistën “Brain”, të cilat sugjerojnë se SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme të rënda në tru – madje edhe te pacientët me simptoma të buta dhe ata që janë drejt shërimit. Rëndom, këto dëmtime vërehen në fazë të vonshme apo fare, shkruan The Guardian.

Neurologët në kolegjin universitar londinez (UCL) kanë diagnostikuar encefalomielitin akut në më shumë se 40 pacientë britanikë me COVID19. Kjo sëmundje inflamatore shkakton shkatërrim degjenerues të sistemit qendror nervor, duke goditur nervat në tru dhe në palcën kurrizore.

Shkallë të ndryshueshme të dëmit

Nga pacientët e ekzaminuar, 12 kanë vuajtur nga inflamacioni në sistemin qendror nervor, 10 nga sëmundja që shkakton deliriumin dhe psikozën, tetë nga sulmet dhe tetë të tjerë nga problemet me nervat periferike, kryesisht me diagnozë të simdromës Guillain-Barre. Ky është një reagim autoimun që sulmon nervat dhe shkakton paralizë, ndërsa është fatal në 5 për qind të rasteve, transmeton KOHA.

Një grua 59-vjeçare ka vdekur nga këto komplikime. Shkencëtarët kurrë më parë nuk kanë parë ndonjë virus tjetër që sulmon trurin, siç e bën COVID-19, ka bërë të ditur mjeku Michael Zandi. Ai është autori kryesor i studimit, si dhe konsulent në spitalet UCL. Gjëja e pazakontë është se dëmtimet e rënda shfaqen edhe te pacientët me simptoma të buta të sëmundjes.

Dëmet, kryesisht të paidentifikuara

Rastet e porsapublikuara e konfirmojnë drojën se COVID-19 po shkakton probleme afatgjate shëndetësore te disa pacientë.

Shumica e tyre vuajnë nga mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja, edhe shumë kohë pas shërimit. Pacientë të tjerë të shëruar vuajnë nga mpirja, ligështua dhe problemet me mbamendjen.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.