Fjalë Kyçe

Dëmtimi i shenjave të trafikut në gjuhën shqipe në veri, arrestohet një serb në Leposaviq

Dëmtimi i shenjave të trafikut në gjuhën shqipe në veri, arrestohet një serb në Leposaviq

Ministri i Infrastrukturës para disa ditësh ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojnë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Por, vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët edhe kanë ngjyros me ngjyrë të kuqe dhe kanë dëmtuar disa prej tyre, transmeton Telegrafi.

Për dëmtimin e shenjave, policia njoftoi sot se ka arrestuar një serb në Leposaviq.

I njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu para disa ditësh ka njoftuar se do të zëvendësojnë të gjitha shenjat që kanë qenë në gjuhën serbe.