Fjalë Kyçe

Dënohet me 20 vjet burgim kosovari që e kishte vrarë gruan në Vjenë

Dënohet me 20 vjet burgim kosovari që e kishte vrarë gruan në Vjenë

Më 20 vjet është dërguar shqiptari nga Kosova, që në shtator të vitit të kaluar, kishte vrarë gruan e tij me shkop druri në një lagje të Vjenës.

Dënimi i është shqiptuar të shtunën në Gjykatën Rajonale të Vjenës ndërsa vendimi i porotës ishte unanim.

Prokurorja e kishte akuzuar kryefamiljarin V.D. për mbytjen e gruas e së tij, ndërsa në aktakuzë thuhet se i njejti e kishte goditur katër herë bashkëshorten me shkop druri dhe i kishte shtypur qafën për disa minuta, shkruan mediet austriake

Ai e kishte pranuar veprën e kryer tre muaj pas fillimit të gjyqit. “Unë jam fajtori, unë jam fajtor për vdekjen e gruas time”, kishte deklaruar ai.

V.D. ishte martuar me gruan e tij në vitin 2008 në Kosovë ndërsa gruan e tij e kishte privuar nga jeta për shkak të një mosmarrëveshje.

Siç thuhet në deklaratë, deri te rasti kishte si shkak i xhelozisë, ku V.D. e kishte para bashkëshorten e tij me një burrë tjetër në stacionin kryesor të traneve në Vjenë. Pas kryerjes së veprës, sipas mediave austriake, personi kishte marrë fëmijët nga kopshti dhe ishte lajmëruar në një stacion policor.

Tutje, siç ka deklaruar një zyrtar policor i ftuar si dëshmitar, kosovari V.D. kishte rrëfyer se kishte sulmuar gruan e tij mirëpo nuk e dinte se si ishte gjendja e saj.

Policia menjëherë kishte dërguar një patrullë policie në adresën e familjes dhe kishin gjetur viktimën të shtrirë në dysheme.

Një kolege e punës së të vrarës, e cila kishte punuar si asistente dentare dhe dy miq të tjerë të gruas, deklaruan se e vrara, përveç bashkëshortit, nuk kishte burrë tjetër në jetën e saj. Ndërsa, një mike e saj e kishte përshkruar të pandehurin si shumë xheloz dhe person që nuk e lejonte bashkëshorten të dilte në mbrëmje.

33-vjeçari i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm për faktin se ishte vetëdorëzuar dhe nuk është përfshirë në parë në ndonjë shkelje ligjore.

Avokatët e mbrojtjes Ëolfgang Blaschitz dhe avokati shqiptar në Austri, Mirsad Musliu, kërkuan kohë për të menduar rreth këtij vendimi, ndërsa prokurorja Julia Koffler-Pock paraqiti një apel penal.