I akuzuari për vrasjen e nënën së tij, U.H është dënuar me 25 vjet burgim.
“Gjykata i ka shqiptuar dënim me kohëzgjatje prej 25 viteve, dhe i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim”, tha zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti në një përgjigje për Klankosova.tv.
Sipas aktakuzës, i akuzuari më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H., në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale.