Fjalë Kyçe

Dënohet me 6 mijë euro gjobë një ish-drejtor i Ferizajt për keqpërdorim të detyrës

Dënohet me 6 mijë euro gjobë një ish-drejtor i Ferizajt për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.G. ish-drejtori i Komunës së Ferizajt, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit mjedisor në Ferizaj, Faik Grainca.

Kryetarja e Trupit Gjykues e Departamentit për Krime të Rënda Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së seancës së shqyrtimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, të pandehurin F.G.. e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 6000 euro, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti.

“I pandehuri akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrat, i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit 04/L-80 i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve”, thuhet në njoftim.