Fjalë Kyçe

Deontay Wilder e kërkon mundësinë e përballjes me Anthony Joshuan

Deontay Wilder e kërkon mundësinë e përballjes me Anthony Joshuan

Deontay Wilder po shikon të përballet me Anthony Joshuan, por së pari duhet të operojë dorën e thyer që pësoi në humbjen e tij ndaj Tyson Fury.

Bronze Bomber u nokautua brutalisht nga Fury në raundin e 11-të të trilogjisë, pasi të dy boksierët rrëzuan njëri -tjetrin dy herë në një ndeshje epike në Las Vegas.

Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC u gjakos nga përplasja dhe u dërgua në spital si masë paraprake, dhe më vonë u konfirmua se ai kishte thyer dorën e djathtë.

Menaxheri i tij, Shelly Finkel ka thënë se do të operohet javën e ardhshme – dhe pas kësaj do të synojë një luftë me Joshuan vitin e ardhshëm.

“Deontay theu dorën dhe ai duhet të futet në operacion javën e ardhshme”, ka deklaruar ai, cituar nga The Sun.

“Ai duhet të operohet, nyja e dorës është në rregull, është kocka pas nyjës që u thye. Ai është i lënduar, por ishte mirë. Ai ishte dje në shtëpi”.

“Është duke u shëruar dhe në këtë pikë, nëse gjithçka është në rregull, pas operacionit të dorës ai me siguri do të shikojë të hyjë në ring në mes të vitit të ardhshëm, si në prill ose maj”.

Humbja e Wilderit në orët e para të mëngjesit të së dielës ishte vetëm e dyta në karrierën e tij, me humbjen e tij të vetme tjetër kur Fury mori rripin e tij WBC në ndeshjen e tyre të mëparshme në 2020.

Ndërsa, në vitin 2018, dyshja ishin ndarë në një barazim, edhe pse kishte shume mendime kontroverse në lidhje me atë vendim. /Telegrafi