Fjalë Kyçe

Depoja me material ndërtimor në Suharekë përfshihet nga zjarri

Depoja me material ndërtimor në Suharekë përfshihet nga zjarri

Një depo me materiale ndërtimore në magjistralen Suharekë- Prizren është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në lagjen Shirokë sot rreth orës 15:45.

Pas raportimit të pronarit të depos, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes por me vonesë dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përderisa nuk raportohet për persona të lënduar, thuhet se dëmet materiale janë të mëdha.

Siç shkruan tvprizreni, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.