Fjalë Kyçe

Deputetët e LDK-së, nuk e përkrahin propozimin e Osmanit, për shkarkimin e Goran Rakiq-it!

Deputetët e LDK-së, nuk e përkrahin propozimin e Osmanit, për shkarkimin e Goran Rakiq-it!

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar për të futur në Rend të Ditës, Rezolutën e propozuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Rezolutë kjo e cila i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës për të shkarkuar zv/kryeministrin nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Arsyeja e propozimit të kësaj Rezolute ishte pasi që zv/kryeministri Rakiq iu kishte referuar Kosovës si “Kosova Metohija” dhe kishte bërë thirrje që propozimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për pandeminë COVID-19, të vendosen edhe në komunat serbe në veri të Kosovës.

Kjo Rezolutë ishte mbështetur nga shumica e Grupeve Parlamentare shqiptare, përveç deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Indeksonline.

Propozimi për ta futur në Rend të Ditës mori mbështetjen e 55 deputetëve, ndërsa një abstenim.

Siç shihej në kamerat e Kuvendit, deputetët e LDK-së nuk e përkrahën propozim-rezolutën e Vjosa Osmanit, e cila kishte të bënte me shkarkimin e Goran Rakiq.