Deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës, nga parti ndryshme parlamentare, sot janë bashkuar për një iftar.
Ka qenë deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ai i cili ka publikuar fotografi nga iftari me kolegët.
Ai është parë në shoqërim të deputetëve nga VV dhe partive të tjera minoritare.
”Faleminderit deputetëve të cilët organizuan këtë iftar! Agjërim të pranuar për të gjithë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.