Fjalë Kyçe

Deputetët pijnë duhan në Kuvend: Osmani kërkon ndëshkimin e tyre

Deputetët pijnë duhan në Kuvend: Osmani kërkon ndëshkimin e tyre

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po respektojnë ligjen dhe po pinë duhan në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka kërkuar që mos pihet duhan në hapësirat e Kuvendit, dhe ka kërkuar nga oraganet kompetente që të verifikojnë ata deputetë dhe të ndëshkohen.

“Gjithë ky tym që po shihet mrapa..Jeni duke shkelur ligjin për duhanin. E ftoj publikisht Inspetoratin e Shëndetësisë që ti hetojë këto shkelje. Të gjithë deputetët janë të njoftuar për dënimet që mund ti marrin nga inspektorati”, tha Osmani.

Kujtojmë, që sot është seanca e parë pas marrjes së detyrë së kryeministrit të ri, Avdullah Hotit.