Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në cilësinë anëtarit të delegacionit të Përhershëm të Kuvendit i Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka marrë pjesë në takimin e radhës së Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë, mbajtur në Athinë.
Gjatë fjalimit të tij, Bajqinovci, ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të SEECP-së.
Ai bëri të ditur se në këtë takim nuk u miratua raporti dhe draft rezoluta ““Mbrojtja e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grupeve të cënueshme”, pasi u kundërshtuan amendamentet me përmbajtje politike të propozuara nga Serbia.