Këshilltari politik për kategoritë e luftës i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj tashmë deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka komentuar bisedimet rreth arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Syla në një shkrim në Facebook, ua ka përkujtuar afatin e dhënë nga Presidenti Thaçi afat dhënë liderit të VV-së, Albin Kurti për ta nominuar kandidatin për kryeministër të vendit.
Tutje, Syla thotë se vetëm 3 muaj i janë dashur NATO-s që ta kapitulloi Jugosllavinë ndërsa VV dhe LDK ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për koalicion.
https://www.facebook.com/gazmend.syla.12/posts/3473039582738724