Fjalë Kyçe

Deputeti i LDK-së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

Deputeti i LDK-së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, njëherësh njëri nga katër deputetët e kësaj partie të cilët kanë dalë pozitiv me koronavirus, ka komentuar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 në vendin tonë.

Në një lidhje direkte për T7, Avdyli ka thënë se situate me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit, ndërkaq është deklaruar edhe në lidhje me punën që po bën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si i pari i Shëndetësisë në vend.

Madje, ai ka thënë se Zemaj edhe pse është politikan i vjetër dhe me përvojë në Parlament, njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta.

“Armend Zemaj është politikan i vjetër edhe pse është në moshë të re, ka përvojë në Parlament dhe i njeh politikat. Mendoj se përvoja si politikan mund t’i shërbejë. Njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta por besoj se do të arrijë ti kap ato problem dhe shumë shpejt të tregojë suksese. Nuk mund të them se Armendi është ministër i pasuksesshëm, por situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe s’është faji vetëm i Armend Zemajt”, ka thënë Avdyli.