Fjalë Kyçe

Deputeti i LDK-së: Shefi i AKI-së ka pasur që të raportojë sot në Kuvend por nuk ka ardhur

Deputeti i LDK-së: Shefi i AKI-së ka pasur që të raportojë sot në Kuvend por nuk ka ardhur

Sot në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7 ishte i ftuar Ilir Ferati deputet i LDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Kryeministri Avdullah Hoti, sot i kërkoi drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit lirimin e detyrës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Ferati në T7, i cili tha se edhe sot Gashi ka qenë i ftuar për raportim në Komision por që i njëjti nuk mori pjesë pas ftesës që i bëri për takim kryeministri Hoti, shkruan Gazeta Express.

“Sot është hera e parë që unë kam marrë pjesë si anëtarë në atë Komision. Ne sot kemi pasur në Komision të ftuar drejtorin e AKI-së për të raportuar diçka mbi buxhetin. Para se të shkarkohet e ka shtyrë pjesëmarrjen për shkak të një zhvillimi. Nuk kam më shumë informacione sepse ka qenë hera e parë që kam marr pjesë në atë mbledhje. Ai nuk mori pjesë fare sepse u ftua nga kryeministri Hoti në takim”, ka thënë ai.