Fjalë Kyçe

Deputeti i LDK-së thotë se Kadri Veseli nuk përfilli këshillat e IKSHP-së me rastin e vizitës në Zveçan

Deputeti i LDK-së thotë se Kadri Veseli nuk përfilli këshillat e IKSHP-së me rastin e vizitës në Zveçan

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se vizita e Kadri Veselit të PDK-së në një fshat në Zveçan është shembulli më eklatant i shkelejes së rregullave me rastin e pandemisë.

Postimi i plotë:

Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Herë me dorëza herë pa.

Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri.