Fjalë Kyçe

Deputeti i PDK-së: Të paguhen nga 170 euro punëtorët e gastronomisë si dhe 50% e qirave

Deputeti i PDK-së: Të paguhen nga 170 euro punëtorët e gastronomisë si dhe 50% e qirave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rekomanduar Qeverinë e Republikës që të hartojë një plan rreth ndihmesës për gastronomët.

“Janë me mijëra kompani që funksionojnë në këtë fushë. T’i paguajnë së paku 170 euro dhe 50% të qirave. Ju e keni parë që të hënën do të ketë protesta e cila vjen si pasojë e moskujdesit ndaj tyre. Ti ndihmoni sa më shpejtë që është e mundur”, është shprehur ai.