Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të të parit të vendit, Hashim Thaçi, drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai thotë në shkrimin e tij të gjatë se kryeministri Kurti e ka kompleksu presidentin Thaçi, dhe se i ka nxjerrë jashtë llumin që i vjen nga mungesa e kulturës elementare njerëzore, kulturore e intelektuale që me vite, e kishte fshehur ky i fundit.
Deputeti Bajqinovci, presidentin Thaçi e ka quajtur mjeran, ndërsa i ka bërë thirrje se së shpejti do të shihemi në zgjedhje të reja.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222989604509756