Fjalë Kyçe

Deputeti i VV-së: Dëshira për formimin e qeverisë s’duhet të na çojë drejt një marrëveshje të keqe

Deputeti i VV-së: Dëshira për formimin e qeverisë s’duhet të na çojë drejt një marrëveshje të keqe

Deputeti i ri i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se partia e tij nuk po insiston për pushtet në marrëveshjen për qeverisje me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se  kjo u vërtetua edhe me propozimin e Kurtit për emrat në ministritë e caktuara, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, çdo ngutje dhe lëshim pe në marrëveshje, e zhbën edhe qëllimin e fitores së 6 tetorit.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.

Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.

Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe.