Fjalë Kyçe

Deputeti i VV-së: Në seancën e thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet asnjë pako për coronavirus

Deputeti i VV-së: Në seancën e thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet asnjë pako për coronavirus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se në seancën e thirrur nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës për të martën nuk do të miratohet asnjë pako e re për coronacrus pasi që një e tillë është duke u miratuar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka shkruar se një pikë e tillë as nuk është në rend të ditës.“Pakoja me masat për të ndihmuar ekonominë dhe të prekurit nga COVID-19 tashmë është miratuar nga Qeveria dhe vecse ka filluar zbatimi i saj. Në seancen e së martes të thirrur nga PAN-i nuk do të miratohet kurrfarë pako për COVID-19, sepse një gjë e tillë as që është në rend dite”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është një “është një draft-rezolutë me një listë dëshirash, e cila nuk ka asnjë efekt juridik”.“Besoj u kujtohet një rezolutë e ngjashme e miratuar para 2 viteve për shtesat e femijëve. Edhe pako e PAN-it ka efektin e njejtë juridik. Andaj është mirë që të mos dezinformohet publiku. Deputetët e opozitës bën mirë që të ndjekin shembujt e shumtë të deputetëve opozitarë anembanë botës, të cilët po lënë anash të gjitha dallimet dhe garat politike dhe po e vendosin shëndetin e qytetarëve si prioritet”, ka shkruar tutje Murati.