Fjalë Kyçe

Deputeti i VV-së ofendon Gashin: Ka shëndet të rënduar mental, bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog

Deputeti i VV-së ofendon Gashin: Ka shëndet të rënduar mental, bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili edhe vetë në të kaluarën ka pasur përplasje me Arben Gashin e Lidhjes Demokratike, e quan këtë të fundit me shëndet të rënduar mental.

Këtë deklaratë Gjyshinca e ka bërë në profilin e tij në Facebook, pasi sipas versionit të shefit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçelit, ai u sha dhe pati tentim për sulm fizik nga ana e Arben Gashit.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka mohuar se e ka prekur me dorë Kërçelin, ndërsa deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca thotë se Gashi bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog.