Fjalë Kyçe

Deputeti i VV-së tallet me ata që po thirren në emër të Amerikës, i qujan hajdutë

Deputeti i VV-së tallet me ata që po thirren në emër të Amerikës, i qujan hajdutë

Deputeti i ri i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim rreth raporteve SHBA-Kosovë.

Postimi i plotë:

Gojën plot dashuri për Amerikën, e veprimet plot hajni e vjedhje të pasurisë së qytetarëve. Ky kapitull mashtrimesh ka përfunduar.

Kosova ka një standard të ri të qeverisjes. Bondsteel nuk mbyllet, ajo që po mbyllet janë kanalet e pasurimit të paligjshëm.

Raportet me miqtë tanë ndërkombëtar i kultivojmë me qeverisje të mirë e zhvillimore dhe negociim me dinjitet të interesave shtetërore.