Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka përmendur tre emra, të cilët sipas tij, janë dëshmi se shteti i Kosovës është i kapur.
Ndër emrat e përmendur është edhe Agim Ademi, i cili sot u rizgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Express.
“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë”, shkroi Rrustemi.